.

Trafikonte drogë nga Belgjika në Francë, arrestohet “arbitri” i sfidës Juventus-Ajaks

 

Një person me identitetin Klement Turpi është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë. Të gjithë janë befasuar në momentit e bërjes publik të lajmit, pasi Klement Turpi është gjyqtari francez që vendosi drejtuesi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino.

 

Por në fakt nuk bëhet fjalë për Klement Turpinin e vërtetë, por një person tjetër, që kishte përdorur identitetin e tij. Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

Ai transportonte lënë narkotike nga Belgjika në Francë. Trafikanti ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.