.

Salianji në Open; rikthimi i vizave, pasoja e lidhjes së Ramës me trafikantët

Vendimi i parlamentit të Holandës për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it, ka ngjallur debate të ashpra në “Open”.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji akuzoi qeverinë si shkaktare të këtij vendimi drastik të marrë nga Holanda.

Sipas Salianjit, kryeministri Edi Rama është fajtori kryesor që shqiptarët etiketohen si delja e zezë e Europës.

“Shqiptarë etiketohen si delja e zezë e Europës. Kryeministri flet broçkulla në parlament”, deklaroi Salianji.