.

Video/ Të hënën në Open, nga përplasja Ngjela-Duma tek alternativat për zgjidhjen e krizës

“Open” në Top Channel analizoi të hënën protestën e opozitës dhe u ndal tek mesazhet e Methieë palmer I cili javën e shkuar vizitoi Tiranë. Që në krye të herës, emisioni filloi me një përplasje të fortë mes Spartak Ngjelës dhe ish deputetes demokrate Grida Duma.

E di shumë mirë se rezultati nuk vjen për dy muaj, por dalja nga Parlamenti ka shtuar një kartë morale për opozitën. Parlamenti ishte kthyer në “çark”, gjithçka institucionale në Shqipëri është e rënë. Drejtësia e kapur, Gjykata Kushtetuese e munguar, kryeprokurorja e përkohshme që po bëhet e përjetshme…”, shtoi më tej Duma e cila tha se protestat janë të domosdoshme.

Për ish ministrin e jashtëm, zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen ose do të shtyhen. Sipas tij, nëse opozita nuk hyn në zgjedhje atëherë zgjedhjet do të jenë të cunguara.

Ndërkohë, Neritan Sejamini deklaroi se protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë. “Nuk ka pasur dhunë sistematike dhe dëme, ndërsa reagimi i policisë ka qenë disproporcional me gazin lotsjellës”, deklaroi Sejamini.

Emisioni i plote