.

Një ditë pas tragjedisë, ja si duket Notre Dame pas zjarrit që përfshiu katedralen(Fotot)

Zjarri i madh që shkatërroi pjesërisht katedralen e Notre Dame në Paris u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm.Autoritet vendase lajmëruan se situata është në kontroll.
Si pasojë e zjarrit, është shkatërruar dy e treta e tavanit por falë punës së mirë nga ana e 500 zjarrëfikësve arriti të shpëtohej struktura e katedrales së famshme.

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për zjarrin, ndërsa policia ka hedhur hipotezën se gjithçka nisi gjatë punimeve për restaurimin e katedrales.

Ndërkohë, ekipet garuan për të shpëtuar thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare. Në fotot e mëposhtme mund të shihni si duhet katedralja e Notre Dame mëngjesin e sotëm.