.

Zbulohet kontejneri me kokainë në Maltë, destinacion Shqipëria (Detaje)

Policia ka zbuluar 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport, në portin e Maltës.
Mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kokainës me vlere 10.3 milione euro është bërë nga Departamenti i doganës dhe u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët. Pas dyshimeve të para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.
Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.
Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokainë me peshë 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.