.

Open/ Sejamini: Gazi lotsjellës, reagim i gabuar i policisë; Ngjela: Po t’i afrohesh Parlamentit francez të nxjerrin autoblindin!

Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë, por me incidente”.

“Nuk ka pasur dhunë sistematike dhe dëme, ndërsa reagimi i policisë ka qenë disproporcional me gazin lotsjellës”, deklaroi Sejamini.

Avokati Spartak Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.

“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha Ngjela.