.

Gjendet pa ndjenja nga familjarët, kush ishte i riu që humbi jetën në Sarandë.Ja shkaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 32 vjecar është dërguar i vdekur në spitalin e qytetit bregdetar.
I riu është gjetur pa ndjenja nga familjarët në banesë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Sokol Ibrahimi.
Ndonëse mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë, ka qenë e pamundur të shpetonte. Nga hetimet e para, shkak dyshohet të ketë qenë overdoza, por priten hetimet për të dhënë versionin e plotë për ngjarjen.