.

Bardhi në prokurori për padinë e PD kundër Lleshajt:Sulmuan me gaz dhe ujë me presion protestuesit

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi ka hyre ne Prokurorine e Tiranes, i thirrur per padine e bere nga partia qe perfaqeson kunder ministrit te Brendshem, Sander Lleshi dhe policise.
Padia e PD eshte dorezuar pas protestes se 16 marsit dhe akuzon ministrin e Brendshem dhe policine per perdorimin kriminal te gazit lotsjelles ne proteste, kunder protestuesve te opozites.
“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”- thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

“Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”-vërejti Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Duke i kërkuar Prokurorisë të marrë masën e pezullimit nga detyra të të kallëzuarve, Partia Demokratike shpreh shqetësimin se Prokuroria është shndërruar në një seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.

“Prokuroria nënshkruan çdo urdhër arresti që i vendoset përpara nga Policia e Shtetit, duke u përdorur si mekanizëm presioni dhe shantazhimi ndaj qytetarëve të pafajshëm, të cilët arrestohen për disa ditë, pa kryer asnjë shkelje dhe shpesh edhe pa qenë fare në protestë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se, nëse Prokuroria do të sillej në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe jo si një vegël propagande e qeverisë, do te kishte nisur hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë, të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që kanë kryer veprime të paligjshme ndaj protestuesve.

“Trajtimi i këtij kallëzimi penal dhe mbi të gjitha hetimi me profesionalizëm i dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit, është një tjetër provë nëse në Shqipëri, organi i prokurorisë është institucion i pavarur dhe i paanshëm, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, apo është zyrtarisht degë e pushtetit kriminal të kësaj Qeverie ilegjitime.”-thuhet në dokumentin shoqërues të kallëzimit penal të Partisë Demokratike./Panorama

Gazi ne proteste, video qe PD ka cuar ne prokurori on Vidnews.

Gazi ne proteste, video qe PD ka cuar ne prokurori on Vidnews.