.

Si të shpëtoni prej varësisë nga telefoni? Kjo kompani bën ndryshimin e madh me këtë shpikje

Së fundmi Light ka prezantuar produktin e radhës të quajtur Light Phone 2, një version i përditësuar që thuhet se është më efektiv në largimin e smartfonëve nga njerëzit. Pajisja e re e Light, e quajtur ndryshe edhe ‘celulari budalla’ mund të bëjë thirrje, mesazhe e madje të tregojë rrugën, por nxjerr jashtë loje rrjetet sociale.

Celularët Light kryejnë vetëm funksione bazë si kryerja e telefonatave, dërgimi i mesazheve si dhe tregimi i orës.

Light Phone 2 ka lidhje 4G LTE, portë për mbushje, USB-C, portë për kufje, bateri të madhe e Bluetooth.

Sa i përket çmimit, Light Phone 2 pritet të kushtojë rreth 300 dollarë.