.

“Nëna u tmerrua”, 4-vjeçari vret aksidentalisht të motrën me armë

 

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi vëllai i saj i vogël e ka qëlluar aksidentalisht me armë në kokë.

Millie Drew Kelly u vra teksa ishte ulur me 4-vjeçarin brenda makinës së nënës së saj të parkuar pranë shtëpisë së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Paulding County, Gjeorgji.“Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua”, ka treguar policia vendase.

Ndërkohë policia mendon se i vogli e ka marrë pistoletën në kroskotin e automjetit dhe goditi Millie në anën e djathtë të kokës.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, vogëlushja nuk arriti që të mbijetonte. Lidhur me këtë ngjarje nuk do të ngrihen akuza as ndaj nënës apo 4-vjeçarit, shkruajnë mediat e huaja.

“Ndonjëherë, për fat të keq, ndodhin aksidente dhe gjërat e këqija ndodhin me njerëz të mirë,”-tha oficieri Henson.

Pas vdekjes së 6-vjeçares, familja e vogëlushes ka marrë vendimin për dhurimin e organeve të saj.