.

“Majkun nuk do e intervistoj asnjëherë!” Moderatorja e njohur tregon arsyen

Moderatorja e njohur Dasara Karaiskaj njihet gjerësisht dhe pëlqehet po ashtu për temperamentin e saj dhe të të thënurit e gjërave troç.
Ajo ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka folur ndër të tjera edhe për një personazh publik që ajo nuk do e intervistonte kurrë.
“Ke thënë që nuk do intervistoje asnjëherë Majkun?”- e pyeti njëra nga moderatoret e emisionit, Aulona.
“Majku në të gjitha përgjigjet e tij thotë, po ose jo. Unë mendoj që ai është një zbulim i Getoarit ose i Babastarsave. Edhe jeta personale ka lënë gjithmonë për të dëshiruar!”- ka deklaruar publikisht Dasara.