.

E tha më në fund! Marina Vjollca së shpejti rikthehet me një projekt të ri dhe mezi po presim

Pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie” rreth një vit më parë, Marina Vjollca “u zhduk” nga ekrani.

Ndërsa prej muajit janar përflitej se moderatorja do ta shfaqej në një projekt të ri, duket se dita po afron gjithnjë e më shumë.
Marina nuk kishte reaguar asnjëherë deri më sot, lidhur me planet e saj për angazhimet në televizion. Sipas postimit të saj në Insta Story duket se, nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt, por për disa.
“Së shpejti, projekte të reja”, shkruan Marina.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektet, por gjasat janë që Marinën do ta shohim sërish në ekranin e televizionit “Klan”.

Siç ka bërë të ditur disa kohë më parë “iconstyle.al”, Marina mungoi në ekran për shkak të një mospërmbushjeje të mundshme të kërkesave të bashkëshortit të saj Getoar Selimi, të cilit i ishte propozuar të ishte pjesë e jurisë në “C’est la vie 2”.