.

I sekuestruan pasuritë reagon deputeti:Nuk kam asnjë metër tokë të sekuestruar e as të pa sekuestruar

Ish-deputeti Arben Ndoka, reagon pas vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vënë nën sekuestro pasuritë e tij me vlerën e 40 milionë eurove.Ndoka shkruan se akuzat ndaj tij janë hiperbolizuar ndërsa shton se nuk e di se ku janë këto prona të sekuestruara, duke theksuar se “nuk kam asnjë metër tokë të sekuestruar e as të pa sekuestruar”.

Arben Ndoka u arrestua nga policia në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Reagimi i plotë i Ndokës:

Shpesh herë viteve te fundit qe pas angazhimit tim ne politike , akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku janë këto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atehere meqenese me papergjegjshmerine me te madhe postoni lajme te tilla mediokre. Prokuroria mund te sekuestroje dhe detin Adriatik, por une nuk kam asnje meter toke te sekuestruar e as te pa sekuestruar.

Ska shans as prokuroria, as portalet, as oficerat gjyqesor prefesionist te konstatojne prona apo firma te falsifikuara qe kane te bejne me mua.

Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazen..!/panorama