.

Udhëtime nëpër Europë, makina dhe jaht/ Kush është i riu i arrestuar për vrasjen e Kurtit

Olsi Qalliaj 22 vjeç

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 3 nga personat të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e menaxherit të vipave, Jurgen Kurtit më 18 mars të këtij viti.
Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe një tjetër person, ndërsa bëhet e ditur se 3 djemtë nuk kanë pranuar krimin.
Të arrestuar janë Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier.
I riu që shihni në foto është Olsi Qalliaj nga Patosi. Po t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale të Olsi Qalliaj të bie në sy jeta e luksit që djaloshi nga Patosi bën.
Edhe pse vetëm 22 vjeç, një nga të dyshuarit bën udhëtime nëpër Europë, ka veshje firmato si dhe nget makina të shtrenjta, por edhe një jaht.
Policia deklaroi më herët se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.


Array
(
    [ids] => 150540,150538,150539
    [src] => Array
        (
        )

)