.

Rikthim në Kosovën e ’99/ Fjolla Morina në gjendje të fikti

Qytetarët e Kosovës janë përballur në ’99 me masakra, vrasje dhe përdhunime, lot e arratisje. E teksa ditën e djeshme ishte 20-vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe, media kosovare “Prive.al” ka publikuar një foto të këngëtares Fjolla Morina e cila ka qenë një ndër ata persona që sëbashku me familjen i janë drejtuar Bllacës për të shpëtuar nga barbarizmi serb.

Sikurse mund të shihet më poshtë, këngëtarja paraqitet në gjendje të fikëti teksa pranë saj qëndron e ëma duke qarë. Kjo foto mund të themi se flet më shumë sesa një mijë fjalë dhe pasqyron më së miri realitetin e asaj periudhe.