.

Unaza ne proteste:”Rama je i mbaruar”

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në ditën e 141 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën.

Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ti s’ke guxim të mbështetesh qytetarin kur është në të drejtën e tij. Në Unazë të Re do të presim siç e meriton ti vemje dhe hajdut. Protesta jonë do të jetë shumë paqësore. Të pamë dje që bërë show-n e rradhës. Edhe vendet i kishe mbushur me flamuj, për të fshehur që nuk kishe njerëz. Ti je i mbaruar. Rama ik.”- u shprehen banorët gjatë protestës.