.

Iu hoq mbrojtja nga garda, Berisha shfaqet në protestë me truproja të rinj(Foto)

Në protestat e fundit, që ka zhvilluar opozita e bashkuar kundër qeverisjes së Edi Ramës, një nga detajet që ra në sy ishte edhe numri i madh i njerëzve, që shoqëronin ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Sidomos në rastet kur Policia hidhte gaz lotsjellës dhe protestuesit lëviznin, zoti Berisha spostohej me një grup të stërmadh njerëzish që e rrethonin. Pa dyshim, shumica e tyre janë simpatizues të liderit historik të Partisë Demokratike, por edhe numri i truprojave nuk është i vogël.

Në protestën e fundit, na ra në sy një truprojë i ri, bëhet fjalë për djalin e gjatë me mjekër, i cili qëndron në krah të djathtë të Berishës. Ata që e njohin thonë se ai ka vite në shërbim të familjes Berisha, por rri me të birin, Shkëlzenin, shkruan Panorama.
Kujtojmë se që prej protestës së 16 shkurtit, ish kryeministrit Sali Berisha iu hoq mbrojtja ligjore që e gëzonte prej disa vitesh për shkak të funksionit të tij.