.

Këngëtari vetëvritet aksidentalisht gjatë xhirimit të klipit

Këngëtari Justin Carter është vetvrarë aksidentalisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një videoklipi në apartamentin e tij në Hjuston, Teksas. Sipas mediave të huaja, 35-vjeçari po filmonte kur arma iu shkrep aksidentalisht nga xhepi dhe fisheku i preku syrin e më pas kokën.

Ndërkohë që ende nuk i është dhënë një shpjegim faktit se përse këngëtari po mbante përgjatë xhirimeve një armë të mbushur me fishekë, menaxheri dhe njëkohësisht miku i tij Scott Ruckman ka publikuar në faqen personale të këngëtarit një postim, përmes së cilit falenderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.
Carter kishte postuar gjatë dy muajve të fundit pesë video muzikore të prodhuara në mënyrë të pavarur në kanalin e tij në “Youtube” dhe sapo kishte nënshkruar një kontratë me “Triple Threat Management”. Ai do të ndërmerrte së shpejti edhe turin e tij të parë në 10 shtete.