.

Kapen 230 kg drogë në Greqi, 4 shqiptarë në pranga

Janë sekuestruar nga policia greke një sasi prej 230 kg lënde narkotike e llojit kanabis. Kjo sasi e droge u kap në tre operacione të organizuara. Në operacionin e parë policia greke arriti të bllokojë 99 kg drogë në afërsi të Volosit. Droga ishte fshehur në një furgon me të cilin udhëtonin dy shtetas grek.

Dy grekët udhëtonin në aksin që lidh Selanikun me Volosin dhe kjo ka bërë që policia greke të ngrejë dyshime që droga është futur nga Shqipëria.Operacioni i dytë i policisë greke çoi në kapjen e 70 kg të tjera droge në aksin rrugor Kapshticë-Siatita. Nga ky operacion u arrestuan 4 shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve po transportonin drogën në këmbë. Pas tre trasnportuesve është arrestuar edhe drejtuesi i tyre, 34vjeç, i cili akuzohet se kishte siguruar drogën në Shqipëri.
Veç sasisë së drogës 4 shqiptarëve të arrestuar u janë sekuestruar edhe 230 euro dhe 4.700 lekë shqiptare.

Ndërsa operacioni tretë është kryer në Sagiada Thesprotia, pranë kufirit më Shqipërinë. Në këtë operacion është arrestuar një 60 vjeçar i cili kishte mbushur makinën e tij me plotë 67 kg marjuhanë. Edhe për këtë rast polciia ka dyshime të forta se droga ka hyrë nga Shqipëria.