.

Arrestimi nga Interpol i indianit, kunati i dy vëllezërve të akuzuar për pastrim parash. Njëri konsull nderi i Shqipërisë

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas kanë arrestuar paraditen e kësaj të premteje një shtetas indian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për pastrim parash.

I arrestuari është shtetasi Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri, ndaj të cilit Interpol New Delhi/ Indi, kishte lëshuar urdhërndalimin.
Por Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.
Këta të fundit kanë kanë hapur biznese në Shqipëri, ndërsa thuhet se po ndërtojnë edhe në jug të Shqipërisë.
Vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech, ku sipas informacioneve, përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Por Nitin Sandesara rezulton të jetë dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri me zyrën e konsullatës së nderit në Abuja.

Kjo e faktuar nga lista zyrtare e konsujve të nderit të republikës së Shqipërisë në botë./Panorama/

Array
(
    [ids] => 149648,149649,149650
    [src] => Array
        (
        )

)