.

Babai i Marvit: Drejtësi, ose Kanun. E ëma: Ia therrshin djalin e ta shohë a ka çmim për gjakun

Me tone të forta, mes dhimbjes së madhe, e me kërcënim se nëse nuk do të ketë drejtësi për dënimin e merituar për vrasësit e Marvi Mihalit, do të ketë Kanun, a Kuran, prindërit kanë shpërthyer jashtë sallës së gjyqit.

Ata akuzojnë gjyqtarët, se janë blerë e nuk po bëhet drejtësi. Nëna e Marvi Mihalit, tha se janë shpifje gjithë deklarata se kanë bërë padi civile për dëmshpërblim, duke thënë se dhimbjen që ajo po provon përditë për djalin e tretur në dhe, duhet ta provojnë edhe prindërit e autorëve.

Babai i Marvit: Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i kuranit dhe i kanunit unë do flijohem se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të cohen në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin.

Nëna e Marvit: Që radhës tjetër që u dha pretenca, unë doja të prononcohesha, por vrapoi ai. Ai e quajti gjest kalamajsh, djali im sot është në dhe, kurse ai, bashkë me Artan Lulaj që i ka përly duart me gjakun e djalit tim, turp që është në sistem, është turp që të thotë, që ne kemi bërë padi civile.
Nuk do të ketë asnjë gjyq e asgjë të tillë, turpi dhe maskarallëku i tij arriti deri aty që për një thikë do dënohen katër vetë. Jo vetëm që e vranë, nuk u dorëzuan, e lanë djalin, i dhunuan kufomën dhe që në momentin e parë nuk e kanë pranuar krimin, njëherë e vrau Deni, pas 3 muajsh e vrau Eugeni. Sot e tutje po them drejtësinë do e vendos me cdo kusht, boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më pështyrë, nuk kanë lënë gjë pa bërë, tani gënjen edhe shpif. Ata bëjnë pushime në ishujt e Greqisë, djali im po tretet në dhe, ia therrshin djalin me thika atje në burg, ia derdhshin gjakun aty dhe ta shikojnë, do bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun e djalit, e provofshin në kurriz dhimbjen e madhe si po e provoj unë cdo ditë.