.

Vrasja e 62-vjeçarit në Tiranë, arrestohet miku i vrasësit (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baxhinovski. Mësohet se në pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve për ‘Balkanëeb’, Pasha është shok me autorin e vrasjes së Islam Myrtaj.

NGJARJA

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.

Dyshohet se familjarët e viktimës pretendojnë se autorët u detyrohen një shumë të madhe parash. Vite me parë viktima Haxhiu i kishte dhënë një shumë parash babait të autorëve, dhe tani ua kërkonte bijëve duke i kërcënuar./BW