.

Rita Ora qenka e sëmurë, por kjo nuk e pengon për të vazhduar koncertet

Është një ndër këngëtaret më të njohura në mbarë botën dhe është krenari për Shqipërinë dhe Kosovën.

Por duket se Rita Ora muaj më parë e kishte pranuar se kishte disa probleme shëndetësore, saktësisht me frymëmarrjen.
Artistja e mirënjohur pavarësisht këtyre komplikimeve, asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar me koncerte.

Së fundi, këngëtarja po mban turneun e koncerteve në Azi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke udhëtuar për në Singapor.

Në një foto që e postoi në Instagram, Rita shihet me maskë mbrojtëse, e që të bën të kuptosh se ajo ende po përballet me problemet me frymëmarrjen.