.

Maska me patate, zgjidhja më e mirë për njollat e zeza në fytyrë

 

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe shfaqja e pikave të zeza. Fillimisht duhet ta dini se është e nevojshme ta hidratoni lëkurën gjithë kohën, e veçanërisht nëse jeni të ekspozuar në diell. Gjithashtu duhet të vendosni edhe krem kundër diellit sepse do t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme.
Por kjo recetë me përbërësin kryesor pataten do t’ju vijë në ndihmë në këtë rast. Për aplikimin e saj ju duhet vetëm një produkt organik dhe e keni në shtëpi, patatja.

Kombinimet me lëngun e patates:

Patate me lëng limoni

Fillimisht duhet ta përgatisni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe lëngun e përftuar duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini ashtu për 15 minuta. Pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Patate dhe qepë

Për përgatitjen e kësaj maske duhet të përzieni lëngun e një patateje me gjysmë qepe. Produktin e fituar aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta para se ta pastroni me ujë.

Patate dhe karota

Për këtë maskë duhet lëngu i një patateje dhe një karote. Aplikojeni produktin në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.