.

VIDEO/ Pema bie mbi rrugë, bllokohet aksi Tiranë-Elbasan

Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur “Lapidari i Kërrabës”, ku një pemë me përmasa të mëdha është thyer e ka rënë në rrugë për shkak të erës së fortë.

Fatmirësisht nuk ka pasur automjete duke lëvizur në momentin e rrëzimit të pemës.
Megjithatë “Balkanweb” mëson se për shkak të bllokimit të rrugës radha e automjeteve shkon deri në hyrje të tunelit të Elbasanit.