.

Era e fortë kthen përmbys trajlerin në Lezhë-Milot, lëndohet shoferi

Moti i keq vijon të sjellë probleme në vend. Një tjetër trajler është rrëzuar si pasojë e erës së fortë në superstradën Lezhë-Milot.

Si pasojë e aksidentit shoferi ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës.

Në vend kanë shkuar edhe forcat policore të cilat po bëjnë veprimet e duhura edhe për të zhbllokuar rrugën.
Ndërkohë që më herët ditën e sotme një tjetër kamion u rrëzuar afër urës së Milotit. Shkak për këtë u bë gjithashtu era e fortë, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.