.

Të specializuar në zhbllokimin e kasafortave e të akuzuar për 33 plaçkitje, arrestohen 3 shqiptarët


Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët janë akuzuar se kanë vjedhur mbi gjysmë milioni euro nga grabitje të ndryshme që kanë bërë. Sipas mediave italiane, janë arrestuar D. Prushi, 27 vjeç, E. Ethemaj, 35 vjeç dhe N. Dobrozi, 27 vjeç. Shqiptarët akuzohen për 33 grabitje të bëra në vila e shtëpi dhe për 70 krime të tjera grabitqare, ku u janë sekuestruar pistoleta e municione që do i përdornin në shtëpitë që do vidhnin. Mediat italiane kanë shkruar se shqiptarët kanë vjedhur shtëpi e vila prej zonës së Vittorio Veneto në San Fior, në Follina, Sacile dhe në Pordenone.


Aktiviteti i tyre ka filluar nga grabitja e një shtëpie në qendër të Pordenone në mbrëmjen e 27 dhjetorit, 2018, kur kriminelët ende të panjohur, vodhën në këtë shtëpi bizhuteri ari me vlerë 30.000 euro, si dhe një revolver Smith dhe Ëesson cal. 38, një gjysmë-automatik Broëning cal. 33, dhe tre pushkë, ndonëse ndodheshin në një dollap të blinduar. Të tre të arrestuarit ishin të specializuar në vjedhjet e strehimit dhe largimin e kasafortave dhe kabineteve të blinduara. Ata kishin bazën logjistike në dy apartamente të vendosura në Conegliano Veneto (TV) dhe Treviso. Tashmë pritet t’i nëshkrohen gjykimit.