.

Drejt lirimit pedofili që përdhunoi dhe vrau 9-vjeçaren.Deklarata e tij frikëson prindërit

Ai rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau Samantha Knight kur ishte vetëm 9 vjeçe, tani pedofili Michael Anthony Guider, do të lirohet nga Qendra e Programeve Speciale Metropolitane në Long Bay. Qershorin e ardhshëm, pasi më shumë se 30 vjet burg do t’i kthehet lirisë. Por kjo nuk është pranuar nga publiku, i cili është ende i tronditur nga ky krim.

Trupi i fëmijës nuk u gjet kurrë dhe pedofili deklaroi se ai nuk ishte aspak i penduar për veprimet e tij. Vajza u zhduk duke luajtur jashtë shtëpisë. Zhdukja e saj mbeti një mister për më shumë se 15 vjet dhe kërkimet u kryen derisa u gjet fajtori. Guider po vuante një dënim 16 vjeçar, sepse në vitin 1996 ishte dënuar për 60 vepra kundër 11 fëmijëve. Agjentët e zbuluan se ai ishte gjithashtu i përfshirë në këtë rast.

69-vjeçari do të jetë i lirë, por ka frikë se mund të kthehet përsëri në rrezik për fëmijët. Ai ishte akuzuar për zhveshjen para fëmijëve, duke i detyruar ata t’i preknin organet gjenitale dhe duke abuzuar me ta, duke xhiruar dhe fotografuar atë që po bënte. Kërkesa është që atij t’i jepet burgim i përjetshëm, kështu që ai kurrë nuk mund të dalë përsëri nga burgu.