.

Tifozët nderuan kujtimin e Sala, gjobitet klubi i Nantës!

Duket e turpshme dhe skandaloze të mendosh se një ceremoni lamtumire kushtuar një lojtari të vdekur, të bëhet objekt për komisionet e disiplinës dhe më pas të vijë dhe një gjobë e majme.

Kjo i ka ndodhur klubit të Nantës, tifozët e të cilit organizuar një lamtumirë madhështore për ish-sulmuesin e tyre, Emiliano Sala, që ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik më 21 janar. Tifozët i kishin kushtuar një koreografi spektakolare Salas dhe një pyroshou, ndërsa në sytë e tifozëve lotët nuk u ndalën për asnjë moment.
Por kjo nuk e ka ndalur Federatës Franceze të Futbollit, e cila u qëndron gjithnjë strikte rregullave. Plot 16.500 euro është gjobitur Nanta për pyroteknikën e ultasve të saj, gjë që duket shumë e ekzagjeruar kur mendon se i është kushtuar një futbollisti që ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare.
/balkanweb/