.

“Në këtë datë toka do të çahet nga një tërmet i fuqishëm”

Një tërmet me magnitutë më shumë se 8 ballë parashikohet të ndodhë më 21 shkurt. Dhe, nëse kjo ndodh vërtet, ne do të kishim shumë pak kohë për t’u përgatitur.

Parashikimi i frikshëm është bërë nga faqja e internetit “Ditrianum”, e cila drejtohet nga kërkuesi Hoogerbeets.

Sipas Hoogerbeets tërmeti shkatërrues do të ndodhë për shkak të pozicionimit të tre planetëve.Ai shpjegon se Toka, Marsi dhe Urani janë vendosur në një vijë më 13 shkurt.Kjo po shkakton një tërheqje gravitacionale që shkakton tensione në pllakat tektonike të planetit tonë.

Ky fenomen, sipas tij, mund të shkaktojë tërmete të fuqishme që mund të çajnë tokën.Çdo lëkundje mbi 8 ballë konsiderohet si tërmet i fuqishëm dhe mund të shkatërrojë tërësisht komunitetet pranë epiqendrës.