.

“Kur kapet në flagrancë Rama gënjen”, Strazimiri: Ka lidhje me kriminelët, ja ku janë faktet

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri akuzon kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin dhe se ai ka blerë zgjedhjet.

Në konferencën për shtyp ai riparaqiti raportimin e bërë nga Zëri i Amerikës, media e pavarur e financuar nga qeveria amerikane, ku përgjigjet tregojnë për blerjen e votave.

“Nga përgjimet rezulton se Edi Rama ka blerë votat në të paktën 6 qarqe të vendit. Ai e mohoi se e ka bërë diçka të tillë, apo se ka fituar në parlament me Partinë Socialiste 19 kriminelë trafikantë dhe vrasës. Mohoi para 3 vitesh se 219 mijë hektarë ishin mbjellë me kanabis

Gjithashtu Rama mohoi ekzistencën e dosjes 339. Por ai ka lidhje me kriminelët. Dako, Gjiknuri, Roshi nuk janë të PD-së, por të Ramës. Ata komunikojnë me banditë për të blerë votat.

Këtë e tregoi edhe Zëri i Amerikës një media e pavarur e financuar nga qeveria amerikane. Aty tregohet qartë se çfarë ka ndodhur dhe se si janë blerë votat”, deklaroi Strazimiri.
/panorama/