.

“Serbia është Kosovë”, tifozët turq nderojnë Kosovën në 11-vjetorin e Pavarësisë

Nëse deri tani jemi mësuar me parulla të tipit “Kosova nuk është Serbi” të shihen nëpër stadiume dhe në evenimente të tjera, nga sot e tutje do të kemi të bëjmë me një tjetër parullë që tifozët e Bursasporit, në Turqi kanë “zbuluar”.

“Serbia është Kosovë”, është parulla e re që është parë në stadium ditën e djeshme në ndeshjen kampionatit turk mes Bursasporit dhe Akhisarit. Turqit janë një nga vendet që e mbështesin me fanatizëm shtetin e ri të Kosovës dhe dje në 11-vjetorin e Pavarësisë e treguan më së miri.

Turqit nuk harruan dhe në stadium ishte i pranishëm një baner që “nderon” Kosovën. Kjo foto është postuar nga faqja e “Ultras Turkey”, në “Facebook” dhe ka sjellë reagime në Turqi dhe në rajon.
/panorama/