.

Pse duhet ta mbyllni gjithnjë kapakun e WC-së

Mbyllja e kapakut të ëc-së është shumë e rëndësishme pas përfundimit të nevojave personale. Për fat të keq, jo të gjithë e bëjnë këtë.

Pasi tualeti të jetë pastruar me ujë të bollshëm ju duhet të mbyllni kapakun menjëherë.

Kjo pasi bakteret dhe mikroorganizmat patogjenë lëshohen në ajër. Ato mund të futen në flokë, rroba dhe lëkurë. Madje mund të bëhen shkak i irritimit të lëkurës deri në infeksione të ndryshme. Sigurisht në përfundim mos harroni të lani edhe duart.

Rregulli i mbylljes së kapakut të Wc-ve, vlen si për tualetet publike ashtu edhe në shtëpinë tuaj.