.

Bahri Shaqiri nuk plotëson kriteret? Reagon Ilir Meta pas kritikave të maxhorancës

Presidenti Ilir Meta u ka dhënë sot përgjigje kritikave të bëra nga ana e maxhorancës për propozimin e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, pas ceremonisë për nder të 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, presidenti Meta, deklaroi se në zgjedhjen e emrin të Shaqirit i ka qëndruar strikt Kushtetutës.

“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”- tha Meta, duke iu përgjigjur kështu edhe reagimit të bërë nga ana e shumicës, se kandidatura e zgjedhur nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka njohuri në ekspertizë financiare, kusht që e kërkon pozicioni në krye të KLSH.