.

Skandali me Unazën e Re dhe linjën e OST, burg për administratorin e “DH Albania”(Emri)

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për shtetasin Advjol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.

Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë Euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel Peshkopi.

Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, tender që u anulua më pas.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.