.

Operacionit të shpëtimit po i vjen fundi, Spanja mban frymën për Julenin e vogël

Edhe pak orë na ndajnë nga e vërteta, nëse vogëlushi spanjoll Julen ka arritur të mbijetojë.

Kërkimet në zonën e Andaluzias ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë, po vijojnë me intensitet dhe e gjithë Spanjë po mban frymën: A është Julen gjallë apo …

Skuadrat e shpërtimit janë tashmë në fund të pjesës vertikale të tunelit ku ka rënë Julen dhe tashmë i janë afruar shumë vendit ku ndodhet vogëlushi 2 vjeçar.

Pritet që së shpejti skuadrat e shpëtimit të instalojnë dhe një kamera për të transmetuar direkt momentet dramatike.

Sot është dita e 10-të e operacionit të shpëtimit dhe ndoshta vendimtarja.