.

Instagram kufizon shtrirjen e postimeve? Vjen reagimi i menjëhershëm pas lajmit shqetësues

Mund të keni dëgjuar që Instagram kufizon shtrirjen e postimeve në platformë, madje disa thonë se vetëm 7% e ndjekësve në Instagram shikonin fotot e publikuara. Nuk është aspak e vërtetë.

Instagram, i shqetësuar nga këto spekulime, postoi në rrjetin social Twitter një status për të qartësuar situatën.

Rrjeti social tha se nuk ka bërë asnjë ndryshim në algoritëm. Mjafton të shfletoni dhe do të shikoni fotot e të gjithëve.

Por me ata që ndërveproni më pak, normalisht postimet janë më të vështira për t’u gjetur gjatë shfletimit.