.

Berisha e Gjimshiti titullarë në suksesin e Atalantas, spektakël mes Fiores dhe Sampit

Atalanta me dy shqiptarë titullarë në fitoren e thellë 0-5 në fushën e Frosinones. Etrit Berisha tashmë e ka blinduar statusin e numrit 1 në portën e Bergamaskëve, ndërsa Berat Gjimshiti, i përfolur shumë ditët e fundit për një kalim te Bestikasi në Turqi, u përzgjodh pjesë e formacionit bazë nga Gasperini.

83 minuta në fushë për mbrojtësin shtatlartë kuqezi, me epërsinë e 5 golave, Atalanta nuk kishte asgjë për të humbur dhe Gasperini aktivizon Recan.

Rezultati i thellë lë pak vend për diskutime sa i përket kronikës së ndeshjes. Spikati veçanërisht sulmuesi Zapata që realizoi plot katër herë në portën e Frosinones, ndërsa golin e parë për ziklatrit e realizoi Mancini.

Fiorentina dhe Sampdopria dhuruan spektakël në “Artemio Franchi”, por jo fitues, pasi u ndanë në barazim 3-3, nga një dygolësh realizuan Muriel për skuadrën vjollcë dhe Quagliarella për gjenovezët, ndërsa listës së golashënuesve iu shtuan në ekipet respektive Pazzella dhe Ramirez.

Ndërkohë sfida mes SPAL-it dhe Bolognas përfundoi në barazim 1-1. /supersport/