.

A do ta dekretojë Meta ministrin Cakaj? Si mendojnë Milo, Peza, Bumçi dhe Balliu

 

Milo: Nëse Meta nuk e dekreton, besoj se Cakaj do drejtojë Ministrinë e Jashtme si zëvendësministër ku Rama do t’i delegojë pushtetin e përditshëm në Ministrinë e Jashtme. Kjo pasi Rama nuk ka kohë të bëjë çdo ditë Ministrin e Jashtëm. Gjithsesi besoj se Meta do e dekretojë Ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakajn.

Aldo Bumcçi: Rama në 6 vjet ka penguar hapjen e negociatave me BE. Një nga arsyet janë azilkërkuesit. Ne u kthyem këto vite në një vend azilkërkuesit. Jemi të parët si popull në kërkesë për azil. Jo vetëm ata që s’kanë punë dhe kanë problem të mëdha ekonomike, por edhe biznesmenët thonë që nuk duan t’i rrisin fëmijët në një vend ku mbillet dtrogë. Shqiptarët po bëjnë gjithçka vetëm që të ikin, po detyrohen të lënë fëmijët jashtë që më pas të bëjnë bashkim familjar. Ky njeri na nxorri me këte imazh sot në Europë… Rama ishte kundër rrugës së Kombit kur e ndërtuan. Ajo rrugë i bashkon shqiptarët. Ajo rrugë nuk do ishte bërë nëse nuk di ishte kryeministër Sali Berisha. Ndërsa Rama çfarë bëri, vendosi tarifën duke zvogluar ndjeshëm numrin e kosovarëve që vijnë në Shqipëri..

Peza: Presidenti duhej të kishte dekretuar shkarkimin e Ministrit të Jashtëm dhe emërimin e Minsitrit të ri. Por unë duke besuar fort në 28 vitet e përvojës së tij në politikë, mendoj që ai do të ngrihet mbi këto interesa dhe nuk do të bëjë politikë në zyrat e kreut të shtetit, dhe do ta hedhë atë firmë, Nuk arrij të mendoj të kundërtën. Nuk kam fantazi ta mendoj edhe pse jam shkrimtar.

Balliu: Mendoj se Presidenti me këtë qëndrim që mbajti, arriti kulmin e unitetit Kombëtar. Them ishalla nuk e bën Rama ministrin e jashtëm që të gjesdisë me atlete dhe brekushe nëpër zyra. Unë do t’i bëja thirrje Presidentit të mos e dekretonte dhe t’ia hiqte këtë barrë të tmerrshme kombit. Dhe t’i shkurtojë sa më shumë ditët e këtij Kryeministri. Presidenti duhet të dekretojë një kandidaturë që ta meritojë atë vend. Partia Socialiste ka kandidatë plot, por Rama i ka keq marrdhëniet me Partinë e tij, prandaj nuk merr aty kandidatë.