.

Të vendosësh rend me lutje të përmuajshme!

Nga Lindita Çela

Një javë më parë, tre persona u ekzekutuan në Elbasan. Vetëm në kafene mund të mësosh të vërtetën e kësaj masakre të radhës në qytetin tim të prejardhjes.
Policia jo vetë nuk ka asnjë pistë hetimi, por dhe nuk kryen kontrolle në vendi ku mendohet se është strehuar makina e ekzekutorëve.
Në Vlorë, dhjetëra persona janë të zhdukur; në Shkodër hesapet I lajnë bandat; në Tiranë nga vrasja në bllok ende nuk ka asnjë të arrestuar, e dhjetëra vrasje të tjera janë pa autorë.
E ndërsa krimi është ulur këmbëkryq, Ministria e Brendshme ka krijuar GRUPIN E LUTJEVE PËR SIGURINË. Është një rreth I ngushtë njerëzish, kryesisht drejtues të lartë të policisë, që marrin mesazhe të përmuajshme përmbajta e të cilëve ka lutjet që duhet ti drejtojnë Zotit për të vendosur rend në Shqipëri.
Për dhjetorin , drejtuesit e organeve ligj zbatuese kishin për detyrë të kryenin katër lutje pë çdo ditë. Pika e katërt është arsyeja e këtyre radhëve.
Hartuesi i lutjeve, mendon se jemi në luftë mediatike ku përbaltet Policia e Shtetit. Meshtari i bën thirrje vartësve që të luten që të mos mbizotërojë një frymë e tillë.
Kam vite që punoj si gazetare, e kurrë nuk di të jetë përbaltur një efektiv apo drejtues policie që rendin dhe sigurinë e ka mision, një detyrë, në radhe të parë për familjen dhe Atdheun e tij. Njëri prej tyre më tha se organet ligj zbatuese nuk janë seli religjioze.
Nga lutjet që I drejtojmë Zotit vetëm purifikohemi, e ndoshta asgjë të keqe nuk ka se Ministri gjen kohë dhe përcakton urdhëresat e lutjeve të përmuajshme për vartësin e tij. ,Ajo që më shqetëson është se si ai e shikon median. Një shesh lufte, ku u përbalkëka Policia. E në këto raportime nuk ka vend as për analizë, as për transparencë as për bashkëpunim por thjeshtë frymën e shenjtë, ku ministri udhëzuaka vartësit të luten për të dalë I pastër prej saj.