.

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur

 

Aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane Penny Marshall, u nda nga jeta të hënën në moshën 75-vjeçare, tha sot në një deklaratë publicisti i saj.

Fama e Marshall kapi majat me rolin e saj si aktore në serialin “Laverne & Shirley”. Marshall është regjisore e filmave të suksesshëm si “Big” dhe “A League of Their Own”.

Penny Marshall Hollywood film director.

“Familja jonë është e zemërthyer pas vdekjes së Penny Marshall,” tha familja e saj në një deklaratë.

TMZ raporton se shkaku i ndarjes nga jeta të Marshall ishin ndërlikimet nga diabeti.