.

Transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, goditet banda.Kush janë shqiptarët që po procedohen nga policia(Emrat)

Policia italiana ka goditur një bandë italo-shqiptare që merrej me trafik droge. Sipas raportimeve te mediave italiane, sasi të konsiderueshme droge janë trafikuar nga kjo bandë nga Shqipëria në Itali.
Mësohet se janë ekzekutuar 5 urdhër-arreste, nga të cilët 4 në burg. Ndërsa 16 persona janë në hetim në gjendje të lirë. Aksioni u realizua nga policia në Napoli e Salerno, në zbatim të urdhër-arresteve të Antimafias italiane.
Të gjithë personat nën hetim akuzohen për trafik droge, kokainë dhe marijuanë.  Pesë shqiptare janë mes personave që po hetohen në gjendje të lirë.
Ata janë: Bruno Belba 31 vjeç; Petrit Frroku 49 vjeç; Dritan Gjegja 31 vjeç, Elton Gjegja 31 vjeç dhe Renato Koci 35 vjeç.