.

“S’jemi si Lul Basha që të bëjmë pazare”, Rama i kujton studentëve fundin që pati kreu i PD dhe bën një thirrje

Kreu i Qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur sërish studenteve që po protestojnë para Kryeministrisë në ditën e 12-të.

Ai në një mesazh në Twitter ka thënë se studentët po bëjnë ekzaktësisht si Lulzim Basha, i cili sipas tij u mbyll ne çadër dhe nuk pranonte të dialogonte.
“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!?

Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij!E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë?As negociata?DIALOG”, shkruan Rama në Twitter.