.

Penalltia që vendosi “fatin” e gjirokastritëve, zbulohet pse e ka dhënë gjyqtari

Gjyqtari i ndeshjes Skënderbeu-Luftëtari 2-3,Hermal Llapra mësohet se e ka dhënë penalltinë që vendosi fatet e gjirokastritëve për shkak të ndërhyrjes së ashpër të Kaba Sambou dhe jo për prekje me dorë.

Këtë e ka konfirmuar pas ndeshjes gazetari i “Supersport”, Elvis Rexha, i cili ka thënë se arbnitri nuk ka pasur dyshime për prekje me dorë, por sepse Sambou gjatë momentit kur po përpiqej të pengonte topin drejt portës, ka rrëshkitur dhe ka goditur me të dyja këmbët Shkurtajn. Kjo duket se është arsyeja kryesore që Llapra ka dhënë 11-metërsh në minutën e 85-të.