.

Erion Veliaj flet për lindjen e Kajanit: I preva kërthizën dhe e lava vetë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar sot në emisionin “E diela shqiptare” ku për herë të parë tregoi momentet e lindjes së Kajanit.

Veliaj tregoi se ishte i pranishëm gjatë lindjes së Kajanit dhe madje i ka prerë kërthizën.

“Kam marrë pjesë vetë në operacion. Më tha doktori ‘mos të bie të fikët’. Jam burrë me namuz i thashë. Kur erdhi momenti për t’i prerë kërthizën thashë mund ta bëj unë.Kam mësuar ta ndërroj çunin për 30 sekonda”, u shpreh Veliaj.