.

“Duam shpronësimin”/ Banorët e Bregut të Lumit sërish në protestë: Nëse është burrë Rama të…


Pasditen e sotme, banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe deputetët e PD-së.

Ata thanë se do mbrojnë pronën e ndërtuar me djersën e tyre, ndërsa i kanë kërkuar kryeministrit ballafaqim.

“Nëse është burrë kryeministri le të vijë e të ballafaqohet. Pa popull nuk ka kryeministër. Kryeministri pa taksat tona nuk jeton dot. Këto shtëpi i kemi ngritur me gjak, me djersë rrugëve në emigracion.Mbrojmë djersën tonë, i gjithë populli është me ne”, thanë banorët, të cilët janë shprehur se nuk janë kundër projektit por se duan shpronësim dhe dëmshpërblim.

LIVE – Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Deputetët e PD në mbështetje të tyre.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 16 décembre 2018

Array
(
    [ids] => 124786,124787
    [src] => Array
        (
        )

)