.

E rëndë në Durrës/Bie nga lartësia, vdes në vend 60 vjeçarja.Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, pasi një e moshuar ka rëndë nga një lartësi e konsiderueshme dhe ka humbur jetën.

Sipas informacioneve mësohet se gruaja është rreth moshës 60 vjeçe me iniciale L.J. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Nuk dihen ende shkaqet nëse gruaja ka rënë aksidentalisht, apo ka qenë ndonjë vetëhedhje.