.

Studenti bën deklaratën e fortë: Nesër na bashkohen edhe prindërit, bojkot punës në administratë

Një prej studentëve nga protesta para Ministrisë së Arsimit deklaroi se prinderit e tyre që punojnë në administratë do të bojkotojnë punën ditën e nesërme.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ studenti tha se ditën e nesërme është rënë akord me prindërit që punojnë në administrata por dhe në institucione të shërbimit publik.
“Nesër prindërit do bojkotojnë punën. Në uzinën e Ballshit, në Fierzë, Koman, Vau i Dejës, duke shkaktuar ngërç shtetëror, që kryeministri t’i bindet studentëve”, -tha studenti. Ndërkohë një tjetër studente tha se 8 kërkesat duhet të plotësohen nga qeveria, si detyra shtëpie për ta.

“Nëse do shkonim të Kryeministria, do të politizohej çështja. Ne nuk jemi në dorë të askujt, as të opozitës. Kryeministri kërkon dialog me ne. Ne kemi shumë ide për të dhënë, por s’jemi ekspertë të çështjes. Ne nuk e kemi për detyrë të tregojmë se si zgjidhen detyrat e shtëpisë”, tha studentja, e cila shprehej kundër faktit që protestuesit të shkonin drejt Kryeministrisë.