.

Studentët pa afat para Kryeministrisë : Do e gdhijmë, kemi marrë bukë me vete

 

Pas skadimit të ultimatumit të vendosur për qeverinë në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, studentët kanë nisur përshkallëzimin e protestës.

Teksa një pjesë vendosi të bllokonte rrethrrotullimin tek “Zogu i Zi”, një pjesë e tyre nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Një prej studentëve tha se grupi është ndarë nga militantët e partisë dhe se do qëndrojnë pa afat përpara kryeministrisë.

“Kemi marrë bukë me vete, na kanë sjellë e qytetarët, dhe ne do rrimë tërë natën këtu mbi libra, do lexojmë,” tha ai.