.

Panik në Fier/ 51-vjeçaren po e merrte rrjedha e lumit, ja çfarë ndodhi

Policia dhe qytetarët kanë shpëtuar një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit në Fier.

Njoftimi i policisë:
Në datën 11.12.2018, rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujrat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T, 51 vjeçe, banuese në Fier.

Menjeherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj. Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.